Metropolitan

Metropolitan është media dedikuar turizmit, destinacioneve fantastike të Shqipërisë, kulturës, gastronomisë dhe inovacionit të vendit tonë.

Copyright 2024 DC Media Group.

Viti i ri shkollor për arsimin bazë dhe të mesëm në Shqipëri do të fillojë më 8 shtator 2025 dhe do të përfundojë më 12 qershor 2026. Kalendari i vitit shkollor është planifikuar për të siguruar mbarëvajtjen e mësimit në të gjitha nivelet.

Për maturantët, mësimi do të përfundojë më herët, më 25 maj 2026, për t’i lënë vend përgatitjeve për provimet e Maturës Shtetërore, të cilat do të zhvillohen nga 1 deri më 26 qershor. Gjithashtu gjatë muajit qershor, nga data 15 deri më 26, do të zhvillohen provimet përfundimtare për klasën e 9-të.

Regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta do të mbyllen më 31 gusht 2025, ndërsa shpërndarja e librave falas do të bëhet para fillimit të vitit shkollor. Kryeministri Edi Rama theksoi se ky vit shkollor do të shënojë një periudhë të re ndryshimesh në arsimin shqiptar, me fokus modernizimin dhe cilësinë e mësimdhënies, veçanërisht përmes përdorimit të teknologjisë.

Burimi: Gazeta Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *