Sultjashi ëmbëlsira tradicionale e Sulltan Novruzit

Sot  festohet Sulltan Nevruzi, festa më e rëndësishme e besimtarëve bektashinj.

Besimtarët gostiten me ëmbëlsira të shumëllojshme, për të treguar dashurinë që kanë për njëri-tjetrin dhe bujarinë e tyre.  Në mëngjes duhet pirë qumësht dhe duhet bërë sherbet, sepse këto dy pije quhen pije parajse.

Ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste është sultiashi. Kjo ëmbëlsirë përbëhet nga qumështi, që është simbol i qumështit të nënës; orizi, që simbolizon drithërat dhe bollëkun, dhe sherbeti që merret i kënduar në teqe. Si ëmbëlsirë mund të gatuhet edhe kabuni (me oriz, lëng mishi, sheqer, rrush të thatë dhe arra).

Ne sot do ju prezantojmë një sultjash ndryshe nga ai që jemi mësuar zakonisht.

Puding orizi me shije kokosi dhe mango  janë përzierja e përsosur e kremit dhe copëzave të buta të Orizit Arborio @ferraandco i cili i shton teksturën e duhur.
Qumështi i kokosit, vanilja dhe kanella i shtojnë shijen pa e bërë këtë ëmbëlsirë tepër të ëmbël.

Përbërësit:

-2 gota qumësht (lope)
-400 ml qumësht kokosi
-½ kupë oriz Arborio King
-¼ lugë çaji kripë
-2-3shkopa kanelle
-2 të verdha veze
-1/3 kupë sheqer
-1 lugë çaji vanilje
Kokos i grirë për zbukurim ose copëza frutash si mango etj.

Përgatitja:
-Kombinoni qumështin e kokosit, qumështin e lopës, orizin dhe kripën në një tenxhere të madhe. Lëreni të ziejë në zjarr të fortë, duke e përzier vazhdimisht.

-Ulni zjarrin në minimum, shtoni shkopin e kanellës, mbulojeni dhe ziejini lehtë, duke e përzier herë pas here, për 15 minuta.
-Zbuloni dhe vazhdoni zierjen, duke e përzier shpesh, derisa orizi të zbutet për rreth 8 minuta. Përziejini pothuajse vazhdimisht deri në fund të gatimit për të parandaluar djegien.
-Në një enë mesatare, rrihni të verdhat e vezëve, sheqerin dhe vaniljen. Përzieni 1 filxhan nga përzierja e orizit të gatuar, më pas shtoni përzierjen përsëri në tenxhere. Gatuani, duke e përzier vazhdimisht, derisa masa të trashet dhe të mbulojë pjesën e pasme të lugës, rreth 1 minutë. E heqim tiganin nga zjarri.
-Hidhni me lugë pudingun në pjatat për servirje. Shërbejeni të ngrohtë, në temperaturë ambienti ose të ftohur, të zbukuruar me kokos apo fruta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferra & Co (@ferraandco)

SHARE ON

OTHER POSTS

Check our social media:

Metropolitan është media dedikuar turizmit, destinacioneve fantastike të Shqipërisë, kulturës, gastronomisë dhe inovacionit të vendit tonë.

Copyright 2024 DC Media Group.

Metropolitan është media dedikuar turizmit, destinacioneve fantastike të Shqipërisë, kulturës, gastronomisë dhe inovacionit të vendit tonë.

Contact

Copyright 2024 All rights reserved.