Metropolitan

Metropolitan është media dedikuar turizmit, destinacioneve fantastike të Shqipërisë, kulturës, gastronomisë dhe inovacionit të vendit tonë.

Copyright 2024 DC Media Group.

Aktorja protagoniste e “Emily in Paris”, serialit të famshëm në Netflix, ka nisur xhirimet e sezonit të katërt që pritet të çojë në një nivel tjetër historinë e vajzës së re që po ndërton jetën e ëndrrave në qytetin më romantik të Francës. Por, banorët e Parisit nuk po e presin hiç mirë rrëmujën kinematografike në qytet.

Mediat franceze dhe jo vetëm i kanë dedikuar shkrime fenomenit “Sindroma Paris”, i cili, i shpjeguar thjesht, sipas ekspertëve, lidhet me idenë e rreme se të jetosh në kryeqytetin francez është e barabartë me ndërtimin e një jete të shtrenjtë dhe të pazakontë si ajo e Emily Cooper.

Qyteti po vlon nga rrëmuja rreth kësaj teme momentalisht, por jo vetëm kaq. Sipas mediave, grafiti të ndryshëm janë shkruar në çdo cep të qytetit me frazat: “Emily ik”, “Emily nuk je e mirëpritur”.

Sipas vendasve, seriali e ka kthyer Parisin në një vend ku turistët shkojnë për të parë vendet ku është xhiruar, jo për atraksionet e vërteta turistike të qytetit. Kjo, për idealistët e shumtë që jetojnë aty është ofenduese dhe tregon për nivelin e ulët të turistëve, që nuk e meritojnë as të vijnë në Paris.

Kryeqyteti francez njihet për protestat e shpeshta me tematikë sociale apo politike, ndaj me fillimin e xhirimeve për sezonin e katërt të serialit, shkrimet nëpër mure janë shtuar dhe mediat kanë shkruar se pritet të shtohen protestat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *