Metropolitan

Metropolitan është media dedikuar turizmit, destinacioneve fantastike të Shqipërisë, kulturës, gastronomisë dhe inovacionit të vendit tonë.

Copyright 2024 DC Media Group.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të martë disa nga ministrat e kabinetit teksa në shtator do të formohet qeveria e re.

Burime për mediat bëjnë me dije se në Kryeministri, i pari që ka mbërritur ka qenë Ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili nuk dihet nëse do të rikonfirmohet në detyrë gjatë shtatorit.

Pas takimit me Ramën, Malaj është larguar ndërsa kreut të qeverisë i është bashkuar zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe Ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj. Po ashtu Rama është takuar në zyrën e tij edhe me biznesmenin Behgjet Pacolli.

Ndërkohë ende nuk ka një datë se kur do të mbahet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet që të komunikohen edhe ndryshimet ne qeveri.

Megjithatë parashikohet që ajo të mbahet në shtator teksa vëmendja do të jetë te emrat e qeverisë Rama 4 dhe nëse do të ketë ndonjë emër surprizë.

Burimi: Ditar.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *