Metropolitan

Metropolitan është media dedikuar turizmit, destinacioneve fantastike të Shqipërisë, kulturës, gastronomisë dhe inovacionit të vendit tonë.

Copyright 2024 DC Media Group.

Artistja e njohur, Alicia Keys është zbuluar si një nga të ftuarat speciale në shfaqjen e shumëpritur të “Super Bowl Halftime Show”.

Siç raportohet nga TMZ, burime të afërta të produksionit konfirmuan se këngëtarja e preferuar e fansave u pa duke bërë prova me Usher brenda stadiumit Allegiant në Las Vegas.

Prova u zhvillua të enjten, por duket se ende nuk janë zbuluar të ftuarit specialë.

Usher dhe Alicia pritet të performojnë këngën e tyre hit të vitit 2004 “My Boo”. Kënga kryesoi Billboard Hot 100 për 6 javë kur u publikua, dhe është padyshim një nga këngët më të njohura nga vitet ’00.

Usher do të performojë për rreth 15 minuta dhe këngëtari së fundmi foli për përshtatjen e shumë prej këngëve të tij hit në një kohë kaq të shkurtër për të performuar.

“Më duhet ta bëj për 13 minuta, kjo e bën pak të vështirë. Ka qenë padyshim një sfidë për të shtrydhur 30 vjet në 13 minuta, “tha këngëtari përpara Big Game.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *