Metropolitan

Metropolitan është media dedikuar turizmit, destinacioneve fantastike të Shqipërisë, kulturës, gastronomisë dhe inovacionit të vendit tonë.

Copyright 2024 DC Media Group.

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste më 11 shtator 2025, Kryeministri Edi Rama prezantoi kabinetin e ri për mandatin e katërt qeverisës. Me emra të konfirmuar dhe disa rishtas, ky kabinet duket se kërkon një balancë mes përvojës dhe rinisë — por gjithashtu sjell surpriza që priten koment.

Çfarë ndryshon me kabinetin e vjetër?

  • Albana Koçiu merr për herë të parë Ministrinë e Punëve të Brendshme — një rol kyç dhe përgjegjësie e madhe. Ajo zëvendëson Ervin Hoxhën në këtë post.
  • Elisa Spiropali largohet nga Kuvendi dhe merr Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke pasuar Igli Hasanin.
  • Belinda Balluku rikonfirmohet si Zv/Kryeministre dhe ministër e Infrastrukturës dhe Energjisë.
  • Delina Ibrahimaj emërohet ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, pozicion ky me peshë në planin ekonomik të qeverisë së re.
  • Evis Sala, me përvojë akademike dhe kërkimore në fushën e shëndetësisë, merr drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Kabineti i ri qeveritar

  1. Zv.kryeministre, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku
  2. Ministrie e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu
  3. Ministre për Evropën dhe Integrimin, MPJ, Elisa Spiropali
  4. Ministër i Financave, Petrit Malaj
  5. Ministër i Turizmit dhe Kulturës dhe Sportit, Blendi Goxhja
  6. Ministër i Mjedisit, Sofjan Jaupaj
  7. Ministre e Arsimit, Mirela Kumbaro
  8. Ministre e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Evis Sala
  9. Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delinda Ibrahimaj
  10. Ministre e Inteligjences Artificiale, “Diella”
  11. Ministër i Drejtësisë, Besfort Ramallari
  12. Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu
  13. Ministër i Bujqësisë, Andis Salla
  14. Ministër për Pushtetin Vendor, Ervin Demo
  15. Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni
  16. Ministrie e Shtetit për kryenegociator, Majlinda Dhuka
  17. Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni Gogu

Kabineti i ri është një kombinim mes risive dhe konfirmimeve. Edi Rama duket se po kërkon të ruajë stabilitetin, por edhe të sjellë fytyra të reja dhe elemente të inovacionit. Si do të funksionojë ky miks? Vetëm koha do t’i japë përgjigje.

Burimi: Fast News Economy

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *