Durrësi në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin

Durrësi turistik po prezantohet bashkë me qytete të tjera të vendit në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga prezantimi i qytetit bregdetar në Panairin e Berlinit, ku ekspozohen vlerat e rralla të trashëgimisë së pasur historike kulturore, bregdetin e mrekullueshëm, bukuritë natyrore si edhe projektet e mëdha që po zhvillohen në vendin tonë.

Durrësi vijon të mbetet një nga destinacionet e preferuara për turistët vendas e të huaj, pasi ofron një ofertë të pasur turistike përtej bregdetit. Sitet kulturore dhe historike janë pjesë e panoramës ikonike të qytetit, si Torra Veneciane, apo Mozaiku i Bukuroshes së Durrësit.

Nën sloganin “Albania All Senses”, Shqipëria po prezantohet në Panairin e Berlinit, i cili nisi sot dhe do të vijojë deri më 7 mars në Gjermani.

Për tri ditë radhazi, Shqipëria do të prezantojë më të mirën e ofertës turistike, me një axhendë të larmishme aktivitetesh, që do të kulmojnë me marrjen e “stafetës” si vendi i nderit për ITB BERLIN 2025.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

SHARE ON

OTHER POSTS

Check our social media:

Metropolitan është media dedikuar turizmit, destinacioneve fantastike të Shqipërisë, kulturës, gastronomisë dhe inovacionit të vendit tonë.

Copyright 2024 DC Media Group.

Metropolitan është media dedikuar turizmit, destinacioneve fantastike të Shqipërisë, kulturës, gastronomisë dhe inovacionit të vendit tonë.

Contact

Copyright 2024 All rights reserved.