Metropolitan

Metropolitan është media dedikuar turizmit, destinacioneve fantastike të Shqipërisë, kulturës, gastronomisë dhe inovacionit të vendit tonë.

Copyright 2024 DC Media Group.

Cilat janë 10 qytetet më të sigurta në botë për vitin 2024?!

Shumica e njerëzve në Tokë tani e quajnë një qytet “shtëpi”, duke e bërë sigurinë një konsideratë të rëndësishme kur vendosin ku do jetojnë. Gjetja e një destinacioni të sigurt redukton ankthin dhe frikën, qoftë kur jeton aty, qoftë kur udhëton drejt atij vendi. Por, sigurisht, ka një gamë të ndryshme të mbrojtjes nga një vend në tjetrin dhe nga një qytet në tjetrin. Kur zgjedhim një qytet për të jetuar, kemi parasysh punën që do të bëjmë atje, koston e jetesës e shumë faktorë të tjerë. Por, një faktor i rëndësishëm është edhe shkalla e kriminalitetit në atë qytet. Ky element analizohet nga Numbeo, një portal që krahason statistika të ndryshme nga vende dhe qytete të botës, si kostoja e jetesës, çmimi i ushqimit dhe banesave, ndotja, cilësia e jetës, trafiku dhe shërbimet shëndetësore, ndër të tjera. Por, ky portal gjithashtu përditëson periodikisht një indeks krimi për qytetet botërore dhe bën një renditje. Sipas të dhënave më të fundit, top 10 qytetet më të sigurta janë: Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – Me një indeks sigurie prej 88.2, Abu Dhabi renditet si qyteti më i sigurt në botë. Doha, Katar – Ky qytet krenohet me një indeks sigurie prej 83.9. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – Dubai gjithashtu shënon 83.7 në indeksin e sigurisë. Taipei, Tajvan – Me një indeks prej 83.7, Taipei renditet i katërti. Muscat, Oman – Indeksi i sigurisë në Muscat është 80.6. Hagë, Holandë – Me një indeks sigurie prej 79.8, Haga është qyteti i gjashtë më i sigurt. Mynih, Gjermani – Mynihu ndodhet në dhjetëshen e parë me një indeks sigurie prej 79.7. Lubljana, Slloveni – Ky qytet, ka një indeks sigurie prej 78.9. Zagreb, Kroaci -Zagrebi ka një indeks sigurie prej78.7. Hong Kong, Kinë – Ky qytet mbyll dhjetëshen e parë me një indeks sigurie prej 78.4. Në anën tjetër të spektrit, qytetet më pak të sigurta përfshijnë Karakasin, Venezuelën, Pretoria, Afrika e Jugut dhe Port Moresby, Papua Guinea e Re, me indekse sigurie nën 20./TAR

Studimi i ri: Njerëzit plaken më shumë në dy faza të jetës, 44 dhe 60 vjeç, ja pse

Plakja nuk vjen gradualisht, por me hove tregon një studim i ri, sipas të cilit njerëzit plaken në mënyrë relativisht dramatike në dy faza – në moshën 44 e më pas, rreth moshës 60 vjeçare. Edhe pse plakja ndodh ngadalë e në mënyrë të qëndrueshme, në të paktën këto dy faza ajo përshpjetohet, mendojnë hulumtuesit e “Stanford University School of Medicine dhe Singapoir” , të cilët ekzaminuan 108 njerëz midis moshës 25 dhe 75 vjeç nga Kalifornia gjatë shtatë viteve. Ata përcaktuan profili molekular dhe mikrobial të gjakut, pështymës dhe kampioneve të tjera. Nga verifikimet, u arrit të vërehen shumë qartë ndryshimet në molekula.  Në shumicën e personave të testuar, studiuesit panë dy hove vërtet të habitshme të proceseve të rimodelimit molecular, që konsiderohen si shprehje e fillimit apo vazhdimit të ndryshimeve të sëmura brenda trupit. u publikua në revistën e specializuar Nature Aging. Ndryshimi i parë i madh molekular, aty nga mesi i viteve 40 ka si pasojë përkeqësimin e proceseve të shpërbërjes së alkoolit apo yndyrës në trup. Sëmundjet kardiovaskulare bëhen më të zakonshme dhe dobësimi i muskujve përparon më shpejt. Gjatë hovit të dytë rreth moshës 60 vjeç, shfaq problemet më të mëdha metabolizmi ynë i sheqerit dhe rregullimi imunitar në veçanti, funksioni i veshkave bëhet më i paqëndrueshëm dhe dobësimi i muskujve merr një shtysë të re. Studiuesit tani  mund të përqëndrohetn tek këto dy nxitëse të plakjes, mesin e viteve 40-të dhe moshën 60 vjeç dhe duke parë se si mund të ngadalësohet kjo.

I nxehti afrikan në vendin tonë, temperaturat kalojnë mbi 40 gradë

Teksa i nxehti afrikan vijon, pritet që gjatë ditës së sotme vlerat maksimale të arrijnë deri në 41 gradë Celsius. Moti do të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës, ndërsa vetëm gjatë pasdites në zonat malore do të ketë kalim të vranësirave. Vlerat minimale ditën e sotme janë regjistruar 15 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi mbi 30 km/h, duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.

Shqipëria sot në fushë përballë Kilit

Pas pak minutash kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushën e blertë të stadiumit “Ennio Tardini” të Parmës të Italisë ku do të zhvillojë ndeshjen e parë miqësore të muajit mars atë ndaj Kilit. Të gjithë janë kurioz për të parë se si do të rreshtohen kuqezinjtë në këtë përballje, por me sa duket braziliani Sylvinho nuk ka ndërmend të ndryshojë dhe të heqë dorë nga formacioni që na çoi deri në finalet e europianit ose pothuajse, pasi në sulm është një debutues me trajnerin Brazilian dhe një i rikthyer nën ngjyrat kuqezi. Në portë pritet të jetë Strakosha, ndërkohë që reparti i mbrojtjes mbetet ai me Gjimshitin dhe Mihajn në qendër në mungesë të Ismajlit, ndërkohë që nga krahët janë po ata, Mitaj dhe Hysaj. Përpara tyre do të jetë një tjetër dyshe e pandryshuar me Ramadanin dhe Asllanin, për të kaluar tek treshja përpara që janë Asani, Seferi dhe në majë të sulmit i rikthyer Manaj. Digitalb që do transmetojë ndeshjen drejtpërdrejtë në orën 20:45.

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, diagnostikohet me kancer: Dy muaj të vështirë…

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, është e prekur nga kanceri. Ky lajm u bë i ditur nga vetë ajo, me anë të një video-mesazhi, ku tregonte disa detaje. 42-vjeçarja deklaroi se sëmundja është kapur në fazat e hershme dhe se tashmë po vijon kurimin. Ajo tha se ishte një “shok i madh” pas “dy muajsh tepër të vështirë”. Pavarësisht vështirësive ajo ka shtuar se po bëhet më e fortë. “Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë e më shumë”. Deklarata e princeshës shpjegon se kur ajo bëri një operacion abdominal në janar, nuk dihej nëse ishte e prekur nga kanceri. “Testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimi. Për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, në çfarëdo forme qofshin, ju lutemi mos e humbni besimin apo shpresën. Nuk jeni vetëm”, tha princesha. Kate u shpreh se rikuperimi nga operacioni i saj në janar ka marrë kohë dhe prioriteti tani është të qetësojë familjen e saj. “William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përpunuar dhe menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë. Na ka marrë kohë për t’i shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta dhe për t’i siguruar ata se do të jem mirë. Familja tani ka nevojë për disa kohë hapësire ​​dhe privatësie”. Detajet e sëmundjes së kancerit nuk janë bërë të ditura, por Pallati Mbretëror njoftoi se ka besim që princesha do të shërohet plotësisht.

Dita e Sulltan Novruzit cilat janë ritet dhe gatimet e festës më të dashur për bektashinjtë

Sot  festohet Sulltan Nevruzi, festa më e rëndësishme e besimtarëve bektashinj. Fillimisht festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut. Kjo festë zgjat tri ditë. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri dhe më pas luten dhe falen. Ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë. Në mëngjes, për besimtarët dhe të gjithë të pranishmit, shpërndahet qumësht dhe sherbet, që simbolizon pastrimin e trupit dhe shpirtit. Këto dy pije konsiderohen pije parajse. Ceremonia e festës vazhdon me hyrjen në tyrbe, ku bëhen lutje. Ritet dhe gatimet tradicionale të festës Besimtarët gostiten me ëmbëlsira të shumëllojshme, për të treguar dashurinë që kanë për njëri-tjetrin dhe bujarinë e tyre. Ata duhet të ndihmojnë të varfrit dhe personat që janë në vështirësi duke ju falur ushqime ose të ardhura. Nëse nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë, duhet të luten për njerëzit që vuajnë. Në këtë ditë feste bektashinjtë mbjellin lule në shtëpitë e tyre ose bimë të tjera. Vendosin nëpër portat e shtëpive degë thane ose ulliri. Një rit interesant është dhe varja e veroreve të Ditës së Verës në degët e trëndafilit ose të shegës. Në mëngjes duhet pirë qumësht dhe duhet bërë sherbet, sepse këto dy pije quhen pije parajse. Në këtë ditë bektashinjtë gatuajnë disa ushqime karakteristike, të cilat janë trashëguar brez pas brezi. Për Sulltan Nevruz bektashinjtë gatuajnë byrek me 12 lloje të ndryshme barishtesh. Bimët e tokës kanë një rëndësi të veçantë, sepse simbolizojnë jetën e re, që çel në pranverë dhe begatinë. Në byrek futet edhe një monedhe metalike. Pasi është pjekur byreku ndahet nga amvisa e shtëpisë në pjesë dhe i jepet secilit prej anëtarëve të familjes. Ai që gjen monedhën në pjesën e tij konsiderohet njeri me fat dhe se do të ketë një vit të mbarë dhe të begatë. Në këtë ditë gatuhet edhe përshesh me pulë ose me mish qengji. Për Sulltan Nevruz besimtarët duhet të therin kurban. Në tryezat e tyre nuk mungon mishi i pjekur. Ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste është sultiashi. Kjo ëmbëlsirë përbëhet nga qumështi, që është simbol i qumështit të nënës; orizi, që simbolizon drithërat dhe bollëkun, dhe sherbeti që merret i kënduar në teqe. Si ëmbëlsirë mund të gatuhet edhe kabuni (me oriz, lëng mishi, sheqer, rrush të thatë dhe arra). Në zonat fushore bëhet edhe kulaç me petë që fëmijët i rrokullisin në arat me grurë për të sjellë bollëk në familje.  

Durrësi në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin

Durrësi turistik po prezantohet bashkë me qytete të tjera të vendit në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga prezantimi i qytetit bregdetar në Panairin e Berlinit, ku ekspozohen vlerat e rralla të trashëgimisë së pasur historike kulturore, bregdetin e mrekullueshëm, bukuritë natyrore si edhe projektet e mëdha që po zhvillohen në vendin tonë. Durrësi vijon të mbetet një nga destinacionet e preferuara për turistët vendas e të huaj, pasi ofron një ofertë të pasur turistike përtej bregdetit. Sitet kulturore dhe historike janë pjesë e panoramës ikonike të qytetit, si Torra Veneciane, apo Mozaiku i Bukuroshes së Durrësit. Nën sloganin “Albania All Senses”, Shqipëria po prezantohet në Panairin e Berlinit, i cili nisi sot dhe do të vijojë deri më 7 mars në Gjermani. Për tri ditë radhazi, Shqipëria do të prezantojë më të mirën e ofertës turistike, me një axhendë të larmishme aktivitetesh, që do të kulmojnë me marrjen e “stafetës” si vendi i nderit për ITB BERLIN 2025.   View this post on Instagram   A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Pamjet e arrestimit të Liam Mandiaro nga policia, çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother VIP

Këto janë pamjet ekskluvize nga momenti i arrestimit të Liam Mandiaro, jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, të cilat u transmetuan në Top Story. Alket Shatro, Zv/drejtori për hetimin e krimit të organizuar dhe krimet e rënda, i pranishëm në studio, tha se arresimi në një formë të tillë për një person në kërkim ishte i nevojshëm. Duma: Kemi pamjet ekskluzive kur 5 trupa policie shoqërojnë Liamin me këtë skrupolozitet dhe këtë pompozitet, i cili, ma lejon Alket të them është shou? Xhaferraj: Liami me rrezikshmëri të ulët. Curri: Imagjino çdo kishin bërë për një me rrezikshmëri të lartë. Do kishin ardhur 50 vetë. Duma: Pse? Shatro: Aty në fakt tre vetë kanë qenë. Duma: Po të tjerët janë shoqërues të shoqëruesve? Shatro: Mos janë pjesë e stafit lëvizës. Nebijaj: Nga Topi jo. Duma: Nga regjia më konfirmojnë se asnjë nuk është pjesë e stafit tonë. Mos nuk njihni ju stafin tuaj? Shatro: Unë i njoh shumë mirë kush janë. Nebijaj: Një çun atje para me kapuç mund të jetë i Topit. Shatro: Mbetën katër. Duma: Katër, pak janë? Shatro: Për një person në kërkim është mëse normale 4. Nebijaj: I kemi parë, i kemi parë edhe këta të tjerët në kërkim. Duma: Po ta dinte ky individi mund t’i thoje “hajde paraqitu dhe të vinte vetë”? Shatro: Atë nuk mund ta di unë që mund të vinte vetë. Për një person në kërkim 4 vets është mëse normale. Që në momentin e parë që është bërë saktësimi i shtetasit që është i dënuar, Liam Osmani, ka pasur një bashkëpunimin e stafit të Big Brother që është komunikuar dhe është gjetur bashkëpunimi me ta. Kemi shkuar te ambientet ku ka dalë ky zotëria që flasim dhe kaq. Duma: Nuk ka dyshim që do keni bashkëpunim. Duket sikur Big Brother iu zbuloi një të kërkuar që ju nuk e kapnit dot dhe ua dha aty, por a është ky rasti për të bërë këtë shou për një njeri që njëherë thoni se ishte me rrezikshmëri të ulët, një herë thoni se nuk e kapi sistemi TIMS sepse ne nuk e çuam te Interpol. Juve nuk u duhet bashkëpunimi. Shatro: Ne kemi edhe procedurat tona standarde sepse një person në kërkim nuk mund ta marrim vetëm me një person Duma: Duhej patjetër me katër? Shatro: Mund të ishte edhe me 10. Curri: A mund ta tregojmë si operacion se e kemi operacionin. është operacioni “gracka” si ka nisur dhe si ka bitisur.

Kosova feston 16-vjetorin e Pavarësisë!

Sot bëhen 16 vjet që kur Kosova u shpall shtet i pavarur. Pasditen e 17 shkurtit të vitit 2008, Kuvendi  Republikës së Kosovës në Prishtinë shpalli zyrtarisht Pavarësinë, një hap historik i cili ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë me me vuajtje dhe sakrifica. Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, shqiptarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Millosheviçit. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një preiudhë të caktuar kohe ka qenë një temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Beogradi kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmes një Vendimi Këshillëdhënës rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës i dha fund një cikli për qytetarët e Kosovës, të cilëve u lindi një detyrë e re; rindërtimi.

Dita e Shen Valentinit, Tirana mbushet me zemra të kuqe

Thuajse të gjithë, e njohin Ditën e Shën Valentinit si një festë për dashurinë. Edhe Tirana dhuron plot dashuri. Rrugët e kryeqytetit janë mbushur me zemra të kuqe, simbol i dashurisë, për të dhuruar një atmosferë të ngrohtë në këtë ditë të veçantë. Si ka filluar Dita e Shën Valentinit? Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër, dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak. Romakët e kishin pasur një festival të quajtur Lupercalia në mes të muajit shkurt, zyrtarisht në fillim të pranverës së tyre.Besohet se si pjesë e kremtimeve të ndryshme, djemtë kishin tërhequr emra të vajzave nga një kuti. Pastaj me vajzën të cilës ia kishin tërhequr emrin nga kutia ishin sjellë si çift gjatë festivalit dhe ndonjëherë edhe kishin përfunduar me martesë. Më vonë, kisha kishte vendosur ta shndërronte këtë festival në festë krishtere dhe kishte vendosur ta përdorte edhe për ta rikujtuar Shën Valentinin.