Studimi i ri: Njerëzit plaken më shumë në dy faza të jetës, 44 dhe 60 vjeç, ja pse

Plakja nuk vjen gradualisht, por me hove tregon një studim i ri, sipas të cilit njerëzit plaken në mënyrë relativisht dramatike në dy faza – në moshën 44 e më pas, rreth moshës 60 vjeçare.

Edhe pse plakja ndodh ngadalë e në mënyrë të qëndrueshme, në të paktën këto dy faza ajo përshpjetohet, mendojnë hulumtuesit e “Stanford University School of Medicine dhe Singapoir” , të cilët ekzaminuan 108 njerëz midis moshës 25 dhe 75 vjeç nga Kalifornia gjatë shtatë viteve.

Ata përcaktuan profili molekular dhe mikrobial të gjakut, pështymës dhe kampioneve të tjera. Nga verifikimet, u arrit të vërehen shumë qartë ndryshimet në molekula.  Në shumicën e personave të testuar, studiuesit panë dy hove vërtet të habitshme të proceseve të rimodelimit molecular, që konsiderohen si shprehje e fillimit apo vazhdimit të ndryshimeve të sëmura brenda trupit. u publikua në revistën e specializuar Nature Aging.

Ndryshimi i parë i madh molekular, aty nga mesi i viteve 40 ka si pasojë përkeqësimin e proceseve të shpërbërjes së alkoolit apo yndyrës në trup. Sëmundjet kardiovaskulare bëhen më të zakonshme dhe dobësimi i muskujve përparon më shpejt. Gjatë hovit të dytë rreth moshës 60 vjeç, shfaq problemet më të mëdha metabolizmi ynë i sheqerit dhe rregullimi imunitar në veçanti, funksioni i veshkave bëhet më i paqëndrueshëm dhe dobësimi i muskujve merr një shtysë të re. Studiuesit tani  mund të përqëndrohetn tek këto dy nxitëse të plakjes, mesin e viteve 40-të dhe moshën 60 vjeç dhe duke parë se si mund të ngadalësohet kjo.

SHARE ON

Metropolitan është media dedikuar turizmit, destinacioneve fantastike të Shqipërisë, kulturës, gastronomisë dhe inovacionit të vendit tonë.

Copyright 2024 DC Media Group.

Metropolitan është media dedikuar turizmit, destinacioneve fantastike të Shqipërisë, kulturës, gastronomisë dhe inovacionit të vendit tonë.

Contact

Copyright 2024 All rights reserved.