A e dini se të përgatisësh Qumësht Orizi është kaq e thjeshtë dhe ju duhen vetëm 2 përbërës të cilët i gjeni lehtësisht?
Përbërësit:
-¾ kupë oriz King Kokërrgjatë
-4 gota ujë
1 hurmë të thatë (për ti shtuar pak ëmbëlsi)
Përgatitja:
Vendosni në një enë të thellë orizin me 2 gota ujë të nxehtë.
Lëreni për 2 orë. Kullojeni dhe vendoseni në blender me shpejtësi të lartë.
Shtoni 4 gota ujë të freskët.
Shtoni 1-2 hurma të thata dhe miksojeni serish.
Kullojeni me një nape dhe vendoseni në frigorifer qumështin tuaj të Orizit.