Pas zërave për divorc JLO anulon turneun e koncerteve

Prej kohësh po përflitet se marrëdhënia midis JLO dhe Ben Affleck nuk është në ditët më të mira dhe se mes tyre und të jetë e pritshme edhe divorci.

Jennifer Lopez po bën një hap pas nga puna dhe angazhimet në karrierë, duke anuluar turneun muzikor të paralajmuar disa muaj më parë.

Në një postim në faqen zyrtare në internet, Jennifer pohon se ndihet shumë e mërzitur dhe e zhgënjyer për këtë vendim.

“Lutem që ju ta dini se unë nuk do e bëja këtë nëse nuk do e ndieja absolutisht të nevojshme,” thotë Lopez në njoftimin zyrtar. “Ju premtoj se do ta shlyej këtë dhe do të jemi sërish bashkë. Ju dua shumë të gjithëve. Deri herën tjetër…”

Lopez njoftoi në një tjetër faqe internet të quajtur Live Nation, se përveç anulimi të turneut, nevoja për të kaluar më shumë kohë me fëmijët, familjen dhe miqtë e ngushtë vjen mbi gjithçka në këtë moment delikat të jetës së artistes.

“Për ata që blenë përmes Ticketmaster, biletat do të rimbursohen automatikisht, fansat nuk duhet të bëjnë asgjë tjetër,” theksohet në këtë postim.

“Jennifer është shumë e përqendruar në projektin e saj të fundit dhe nuk dëshiron që media të prishë punën në këtë moment me gjithë lajmet dhe detajet që po qarkullojnë këto kohë,” tha një burim për “US Weekly”.

Kujtojmë që thashethemet për një ndarje të mundshme të çiftit të famshëm nisën kur Jennifer u shfaq vetëm në eventin e madh të modës, Met Gala 2024 dhe më pas në daljen publike të festimeve për “Memorial Day”.

SHARE ON

Metropolitan është media dedikuar turizmit, destinacioneve fantastike të Shqipërisë, kulturës, gastronomisë dhe inovacionit të vendit tonë.

Copyright 2024 DC Media Group.

Metropolitan është media dedikuar turizmit, destinacioneve fantastike të Shqipërisë, kulturës, gastronomisë dhe inovacionit të vendit tonë.

Contact

Copyright 2024 All rights reserved.