Së fundmi po përflitet se aktorja e njohur, Natalie Portman ka nisur një romancë të re.
Bëhet fjalë për aktorin Paul Mescal. Dyshja janë fotografuar në Londër në shoqërinë e njeri-tjetrit.
Sipas burimeve, dyshja ka një “kimi të paparë” dhe thjesht nuk ndalonin dot së qeshuri me batutat e njëri-tjetrit. Më pas, ata u panë së bashku në një market.
Zërat për këtë romancë/miqësi të re vijnë pasi Natalie nënshkroi divorcin me ish-bashkëshortin Benjamin Millepied në korrik të vitit 2023, pas zërave se ai e ka tradhtuar me një aktiviste për mjedisin, Camille Étienne. Dyshja ka dy fëmijë, Aleph, 12 vjeç dhe Amalia, 7 vjeç. Divorci i tyre u finalizua në shkurt.