Nis sot reality show më i ri “Ferma VIP”, zbulohen zyrtarisht të gjithë personazhet që do të bëhen pjesë

“Ferma VIP” do të nisë mbrëmjen e sotme në Vizion Plus, teksa reality show më i ri, që vjen për herë të parë në Shqipëri, do të vazhdojë transmetimet cdo ditë, 24/7, në kanalet e dedikuara, teksa faqja zyrtare e programit në Instagram premton mjaft surpriza nga spektakli i sotëm. Jo vetëm kaq, por janë zbuluar edhe zyrtarisht të gjithë konkurrentët e fermës, duke hedhur poshtë disa prej zërave apo aludimeve për emrat që do t’i bashkohen garës për cmimin e madh, por edhe duke konfirmuar shumë prej tyre. Në 3 postime të ndryshme, është konfirmuar se moderatorët do të jenë Bes Ballaku dhe Fjoralba Ponari, sic ishte paralajmëruar, ndërsa ndër emrat e konkurrentëve mund të përmendrim: Robert Berisha, Mariana Kondi, Niko Komani, Xhesika Polo, Albano Bogdo, Ciljeta, Florjan Agalliu, Renis Gjoka, Ditea Berisha apo Valer Kolnikaj. Listën e plotë e gjeni më poshtë: View this post on Instagram A post shared by @fermavip.al /code> View this post on Instagram A post shared by @fermavip.al /code>
10 shkurti Dita Botërore e legumeve

Data 10 shkurt njihet ndryshe si Dita Botërore e Legumeve. Kjo datë është vendosur për të sjellë në vëmendje vlerat që legumet kanë në dietën tonë ushqimore. Për legumet si bazë proteinike bimore është folur shumë ndaj ne kemi menduar që të sjellim një “guidë” të shkurtër mbi përzgjedhjen dhe mënyrën e gatimit të tyre: Kur zgjidhni thjerrëzat në market tregohuni të vëmendshëm që paketimi të mos ketë shenjë lagështie. Thjerrëzat duhet të kenë ngjyrë dhe madhësi uniforme. Për të ruajtur thjerrëzat, vendosini ato në një enë hermetike ose qese të rimbyllshme dhe ruajini në vend të freskët larg ekspozimit të dritës. Thjerrëzat e ruajtura mund të zgjasin deri në 1 vit. Lloje të ndryshme të thjerrëzave kërkojnë mënyra dhe kohë të ndryshme gatimi. Thjerrëzat jeshile:Ndiqni të njejtën mënyrë gatimi si ato të kuqe dhe rrisni kohën e gatimit me 30-40 minuta. Thjerrëzat e kuqe: Shpëlajini dhe shtoni në një tenxhere me ujë (2 gota ujë për cdo 1 filxhan thjerrëza). Lërini të vlojnë më pas ulni nxehtësinë dhe ziejini për 15-20 minuta. View this post on Instagram A post shared by Ferra & Co (@ferraandco)