Po flitet se vëllezërit Veshaj do të jenë moderatorët e këtij emisioni investigativ
Shtatori njihet ndryshe si muaji i ndryshimeve dhe rikthimeve në ekranet shqiptare. Së fundmi po përflitet në media se vëllezërit e njohur binjakë, Romeo dhe Donald Veshaj do të prezantojnë emisionin investigativ “Fiks Fare”, i cili transmetohet në Top Channel. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e televizionit apo vetë vëllezërve, gjithsesi nuk na mbetet veçse të presim për ta zbuluar. Kujtojmë se sezonin e kaluar emisioni drejtohej nga dyshja Devis Muka dhe Dorian Ramaliu.
Pas zërave për divorc JLO anulon turneun e koncerteve
Prej kohësh po përflitet se marrëdhënia midis JLO dhe Ben Affleck nuk është në ditët më të mira dhe se mes tyre und të jetë e pritshme edhe divorci. Jennifer Lopez po bën një hap pas nga puna dhe angazhimet në karrierë, duke anuluar turneun muzikor të paralajmuar disa muaj më parë. Në një postim në faqen zyrtare në internet, Jennifer pohon se ndihet shumë e mërzitur dhe e zhgënjyer për këtë vendim. “Lutem që ju ta dini se unë nuk do e bëja këtë nëse nuk do e ndieja absolutisht të nevojshme,” thotë Lopez në njoftimin zyrtar. “Ju premtoj se do ta shlyej këtë dhe do të jemi sërish bashkë. Ju dua shumë të gjithëve. Deri herën tjetër…” Lopez njoftoi në një tjetër faqe internet të quajtur Live Nation, se përveç anulimi të turneut, nevoja për të kaluar më shumë kohë me fëmijët, familjen dhe miqtë e ngushtë vjen mbi gjithçka në këtë moment delikat të jetës së artistes. “Për ata që blenë përmes Ticketmaster, biletat do të rimbursohen automatikisht, fansat nuk duhet të bëjnë asgjë tjetër,” theksohet në këtë postim. “Jennifer është shumë e përqendruar në projektin e saj të fundit dhe nuk dëshiron që media të prishë punën në këtë moment me gjithë lajmet dhe detajet që po qarkullojnë këto kohë,” tha një burim për “US Weekly”. Kujtojmë që thashethemet për një ndarje të mundshme të çiftit të famshëm nisën kur Jennifer u shfaq vetëm në eventin e madh të modës, Met Gala 2024 dhe më pas në daljen publike të festimeve për “Memorial Day”.
Pas divorcit Natalie Portman në një lidhje me aktorin e ri?
Së fundmi po përflitet se aktorja e njohur, Natalie Portman ka nisur një romancë të re. Bëhet fjalë për aktorin Paul Mescal. Dyshja janë fotografuar në Londër në shoqërinë e njeri-tjetrit. Sipas burimeve, dyshja ka një “kimi të paparë” dhe thjesht nuk ndalonin dot së qeshuri me batutat e njëri-tjetrit. Më pas, ata u panë së bashku në një market. Zërat për këtë romancë/miqësi të re vijnë pasi Natalie nënshkroi divorcin me ish-bashkëshortin Benjamin Millepied në korrik të vitit 2023, pas zërave se ai e ka tradhtuar me një aktiviste për mjedisin, Camille Étienne. Dyshja ka dy fëmijë, Aleph, 12 vjeç dhe Amalia, 7 vjeç. Divorci i tyre u finalizua në shkurt.
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, diagnostikohet me kancer: Dy muaj të vështirë…
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, është e prekur nga kanceri. Ky lajm u bë i ditur nga vetë ajo, me anë të një video-mesazhi, ku tregonte disa detaje. 42-vjeçarja deklaroi se sëmundja është kapur në fazat e hershme dhe se tashmë po vijon kurimin. Ajo tha se ishte një “shok i madh” pas “dy muajsh tepër të vështirë”. Pavarësisht vështirësive ajo ka shtuar se po bëhet më e fortë. “Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë e më shumë”. Deklarata e princeshës shpjegon se kur ajo bëri një operacion abdominal në janar, nuk dihej nëse ishte e prekur nga kanceri. “Testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimi. Për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, në çfarëdo forme qofshin, ju lutemi mos e humbni besimin apo shpresën. Nuk jeni vetëm”, tha princesha. Kate u shpreh se rikuperimi nga operacioni i saj në janar ka marrë kohë dhe prioriteti tani është të qetësojë familjen e saj. “William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përpunuar dhe menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë. Na ka marrë kohë për t’i shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta dhe për t’i siguruar ata se do të jem mirë. Familja tani ka nevojë për disa kohë hapësire dhe privatësie”. Detajet e sëmundjes së kancerit nuk janë bërë të ditura, por Pallati Mbretëror njoftoi se ka besim që princesha do të shërohet plotësisht.
Luizi konfirmon se do e shohim sërish në BIG BROTHER VIP 3 (VIDEO)
Fenomeni i Big Brother Vip 2, fitues Luiz Ejlli teksa ka perfomuar në një koncert ka konfirmuar se do e shohim sërish në Big brother këtë edicion. “Më datë 16 mars, që i bie e shtunë, gjejeni ju kush do të hyjë aty”, referuar formatit “Big Brother VIP Albania 3”. Deklarata e tij u prit me shumë duartrokitje nga njerëzit dhe Luizi sigurisht, buzëqeshi. View this post on Instagram A post shared by Unstoppable (@luiz_ejlli_fanpage) Nuk e dimë nëse Luizi do të hyjë me ndonjë mision, si banor i ri apo në rolin e opinionistit, gjithsesi mbetet për ta zbuluar.
Jeff Bezos rrëzon nga froni Elon Musk, fiton sërish titullin e njeriut më të pasur në botë
Jeff Bezos ka rrëzuar nga froni Elon Musk dhe ka rimarrë titullin si njeriu më i pasur në botë. Pasuria neto e themeluesit të Amazon aktualisht qëndron në 200 miliardë dollarë, duke kaluar 198 miliardë dollarë të shefit të Tesla-s, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Bezos ka fituar 23 miliardë dollarë deri më tani në 2024, ndërsa Musk ka humbur rreth 31 miliardë dollarë, sipas indeksit. Fitimet dhe humbjet e pasurisë së miliarderëve ndoqën nga afër pasuritë e tregut të aksioneve të Amazon dhe Tesla, të cilët i konsiderojnë themeluesit e tyre si aksionarët e tyre më të mëdhenj. Çmimi i aksioneve të Amazon është rritur me më shumë se 18 për qind këtë vit, ndërsa ai i Tesla ka rënë me 24 për qind. Pavarësisht shitjes së aksioneve të Amazon me vlerë 8.5 miliardë dollarë në fillim të këtij muaji, Bezos mbetet aksionari më i madh në gjigantin e tregtisë elektronike me 9.56 për qind të aksioneve. Në janar, një gjykatës në Shtetet e Bashkuara rrëzoi një paketë pagese të Tesla-s për Musk me vlerë deri në 55.8 miliardë dollarë pasi zbuloi se procesi për miratimin e shpërblimit të tij ishte thellësisht i gabuar. Musk, i cili gjithashtu drejton X dhe SpaceX, u ngjit në krye të listës së të pasurve në maj, pasi rrëzoi Bernard Arnault, kryetar dhe CEO i kompanisë së mallrave luksoze LVMH, i cili tani renditet i treti me 197 miliardë dollarë. Bezos, Musk dhe Arnault kanë garuar për vendin e parë në vitet e fundit në renditje, e cila bazohet në luhatjet në bursë dhe të dhëna të tjera ekonomike.
Këta janë dy emrat e rinj që po përfliten se do futen në BBV3, mes tyre një ish-fitues
Teksa dalin e hyjnë prurje të reja në reality show-n e shumë përndjekur Big Brother Vip Albania 3 po flitet sërish se dy emra të rinj do ti bashkohen formatit. Bëhet fjalë për Jetmir Salaj dhe Liam Mandiaro. Burime për Kryefjala.com thonë se emrat që po flitet se do të bëhen banorë të BB VIP. Jetmir Salaj ka qenë fitues i BB 3 ndërsa Liam ka qenë konkurrent në BB 5. Nuk na mbdtet tjetër gjë veçse të presim se çdo të ndodhë ditën e shtunë.
“Nuk jam i sigurt nëse do të isha gjallë” , Bradley Cooper flet për sfidat e prindërimit
Ylli i Maestro, Bradley Cooper foli sinqerisht se si ndikoi në jetën e tij ardhja në jetë e vajzës Lea me ish të dashurën Irina Shayk. Në podcastin e Dax Shepard ai tha: “Sinqerisht, nuk jam i sigurt se do të isha gjallë nëse nuk do të isha baba. ADN-ja juaj do t’ju tregojë se ka diçka më të rëndësishme se ju.” Kur bëhet fjalë për rritjen e vajzës së tij, tani 6 vjeç, Cooper tha se shpesh mendon se si marrëdhënia e tyre “ndikon në rritjen e saj dhe në udhëtimin që do të jetë”, duke shtuar për përvojën e tij të rritjes rreth alkoolizmit: “Unë jam një baba që kërkoj t’i bëj sa më pak dëm vajzës sime. Të kem një fëmijë të mos rritet në atë mënyrë. Unë dua që ajo të ketë, aq sa mundet, një themel me trashësi 25 metra, çimento, në të cilën mund të ecë në këtë tokë. Ky është qëllimi. Unë thjesht mund të ndjej sigurinë që Ajo ndjen. Është kaq e prekshme dhe përmbushëse.”
Po flitet se ky aktori i njohur shqiptar është i dashuri i Arta Kabashit
Arta Kabashi tashmë ish-banore e BBV3, konfirmoi ditën e djeshme se ishte në një romancë, por nuk zbuloi identitetin e partnerit. Këngëtarja zbulohet se është në një lidhje dashurie me aktorin Blerim Destani. “Po ia kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur”, tha këngëtarja në emisionin “Pardon My French”. Ajo theksoi theksoi në intervistë se partneri i saj nuk është këngëtar. “Ajo që mund të them është se nuk është nga bota e muzikës.” Sipas, Revistës Kosovarja, Arta Kabashi është në një romancë me aktorin. Media kosovare raporton se ata janë në një lidhje të qëndrueshme prej kohësh.
“E kam dashur shumë”, Romeo flet për marrëdhënien me Jonida Maliqin
Shumë pyetje pikante u bënë për Romeon, në lojën me pyetje sekrete në Big Brother VIP, në lidhje me të shkuarën e tij dhe lidhjet e tij romantike. Një ndër to edhe edhe për këngëtaren Jonida Maliqi, për të cilën Romeo është akuzuar shpesh se është lidhur për famë. A ke fituar famën që je lidhur me Jonida Maliqin? Romeo: Ka shumë njerëz që janë të shqetësuar për të shkuarën time, që mua më duket dobësi dhe më duket sikur më kanë inat, më duket sikur janë bosh. Të gjykosh një lidhje të shkuar është arma më e dobët që njeriu mund të ketë. Unë atë gocën e kam dashur shumë, e kam respektuar dhe këto gjëra nuk i vendos në kanar. Nëse ju shqetëson kaq shumë kjo pyetje pse nuk ma thoni? Lëreni ato gocën të rrijë rehat, njerëz pa dinjitet. A është lidhja një strategji e jotja dhe meqë Rikja s’ta vari shkove te Heidi? Romeo: Nuk mendoj që lidhja është strategjia ime në lojë, lidhja është pengesë në lojë. Edhe unë edhe Heidi kemi ndarë të njëjtin mendim dhe Rikja nuk hy fare këtu. Rikja: Kush e ka bërë pyetjen është turp.