Plakja nuk vjen gradualisht, por me hove tregon një studim i ri, sipas të cilit njerëzit plaken në mënyrë relativisht dramatike në dy faza – në moshën 44 e më pas, rreth moshës 60 vjeçare.
Edhe pse plakja ndodh ngadalë e në mënyrë të qëndrueshme, në të paktën këto dy faza ajo përshpjetohet, mendojnë hulumtuesit e “Stanford University School of Medicine dhe Singapoir” , të cilët ekzaminuan 108 njerëz midis moshës 25 dhe 75 vjeç nga Kalifornia gjatë shtatë viteve.
Ata përcaktuan profili molekular dhe mikrobial të gjakut, pështymës dhe kampioneve të tjera. Nga verifikimet, u arrit të vërehen shumë qartë ndryshimet në molekula. Në shumicën e personave të testuar, studiuesit panë dy hove vërtet të habitshme të proceseve të rimodelimit molecular, që konsiderohen si shprehje e fillimit apo vazhdimit të ndryshimeve të sëmura brenda trupit. u publikua në revistën e specializuar Nature Aging.
Ndryshimi i parë i madh molekular, aty nga mesi i viteve 40 ka si pasojë përkeqësimin e proceseve të shpërbërjes së alkoolit apo yndyrës në trup. Sëmundjet kardiovaskulare bëhen më të zakonshme dhe dobësimi i muskujve përparon më shpejt. Gjatë hovit të dytë rreth moshës 60 vjeç, shfaq problemet më të mëdha metabolizmi ynë i sheqerit dhe rregullimi imunitar në veçanti, funksioni i veshkave bëhet më i paqëndrueshëm dhe dobësimi i muskujve merr një shtysë të re. Studiuesit tani mund të përqëndrohetn tek këto dy nxitëse të plakjes, mesin e viteve 40-të dhe moshën 60 vjeç dhe duke parë se si mund të ngadalësohet kjo.