Teksa i nxehti afrikan vijon, pritet që gjatë ditës së sotme vlerat maksimale të arrijnë deri në 41 gradë Celsius.
Moti do të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës, ndërsa vetëm gjatë pasdites në zonat malore do të ketë kalim të vranësirave.
Vlerat minimale ditën e sotme janë regjistruar 15 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi mbi 30 km/h, duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.