Pse të bleni një kuti me çokollata kur mund të “godisni” zemrën e personit tuaj të dashur me këtë recetë tepër të shijshme dhe të thjeshtë të bërë nga ju?
Ne mendojme se dhe koha e kaluar në kuzhinë është shprehje dashurie dhe kujdesi.
Shijoni këtë recetë të Chocolate Truffles të zhytura në ëmbëlsinë e kokrrizave të ngjyrosura të sheqerit King @ferraandco
Përbërësit:
-Krem pana për ëmbëlsira 200 ml
-Gjalp 50 gr
-Sheqer King 80 gr
-Kripë
-Çokollatë e zezë 200 gr
Për pluhrosjen:
-Kakao
-Sheqer King
-Fruta të thata të copëtuara
Përgatitja:
1. Vendosni kremin dhe sheqerin në një tenxhere të vogël dhe ngrohni së bashku në një zjarr të lehtë derisa gati të vlojnë.
2. Vendosni çokollatën e copëtuar dhe gjalpin e prerë në kubikë në një tas të madh rezistent ndaj nxehtësisë.
3. Hidhni kremin e nxehtë dhe përzierjen e sheqerit mbi çokollatën e grirë dhe gjalpin dhe lëreni për disa minuta, më pas përziejeni derisa të bëhet një masë homogjene. Shtoni kripë, përzieni përsëri dhe lëreni të ftohet, më pas vendoseni përzierjen në frigorifer për të paktën 2 orë ose gjatë gjithë natës.
4.Hiqeni përzierjen nga frigoriferi dhe duke përdorur një lugë çaji merrni masën e krijuar dhe rrotullojeni atë në topa duke përdorur pëllëmbët e duarve tuaja.
5.Rrotulloni tartufin e çokollatës në pluhur kakao, arra të grira hollë ose pak sheqer shtesë.
Kthejeni sheqerin tuaj rozë ose të kuq duke shtuar 2-3 pika xhel për ngjyrosjen e sheqerit në sheqer dhe përziejeni mirë.