10 shkurti Dita Botërore e legumeve

Data 10 shkurt njihet ndryshe si Dita Botërore e Legumeve. Kjo datë është vendosur për të sjellë në vëmendje vlerat që legumet kanë në dietën tonë ushqimore.
Për legumet si bazë proteinike bimore është folur shumë ndaj ne kemi menduar që të sjellim një “guidë” të shkurtër mbi përzgjedhjen dhe mënyrën e gatimit të tyre:

Kur zgjidhni thjerrëzat në market tregohuni të vëmendshëm që paketimi të mos ketë shenjë lagështie. Thjerrëzat duhet të kenë ngjyrë dhe madhësi uniforme.

Për të ruajtur thjerrëzat, vendosini ato në një enë hermetike ose qese të rimbyllshme dhe ruajini në vend të freskët larg ekspozimit të dritës. Thjerrëzat e ruajtura mund të zgjasin deri në 1 vit.

Lloje të ndryshme të thjerrëzave kërkojnë mënyra dhe kohë të ndryshme gatimi.

Thjerrëzat jeshile:Ndiqni të njejtën mënyrë gatimi si ato të kuqe dhe rrisni kohën e gatimit me 30-40 minuta.

Thjerrëzat e kuqe: Shpëlajini dhe shtoni në një tenxhere me ujë (2 gota ujë për cdo 1 filxhan thjerrëza). Lërini të vlojnë më pas ulni nxehtësinë dhe ziejini për 15-20 minuta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferra & Co (@ferraandco)

 

 

SHARE ON

Metropolitan është media dedikuar turizmit, destinacioneve fantastike të Shqipërisë, kulturës, gastronomisë dhe inovacionit të vendit tonë.

Copyright 2024 DC Media Group.

Metropolitan është media dedikuar turizmit, destinacioneve fantastike të Shqipërisë, kulturës, gastronomisë dhe inovacionit të vendit tonë.

Contact

Copyright 2024 All rights reserved.